Një 49-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Lushnjë pasi shtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Policia i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi të cilat shërbejnë për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

Njoftimi

Kontrolle për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas pasi ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje proceduan penalisht shtetasin:

D.J., 49 vjeç, banues në Dushk, Lushnje.

Proçedimi penal ndaj këtij shtetasi u bë për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” pasi në ambientin e lokalit në pronësi të tij, ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi të cilat shërbejnë për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Top Channel