Negociatat në Moskë vijojnë, tensionet e luftës rriten/ Shpresat për paqen në duart Trumpit dhe Putinit
India është rritur më shumë se shtatë për qind çdo vit gjatë 15 vjetëve të fundit dhe vazhdon të tërheqë miliona qytetarë nga varfëria, njofton Banka Botërore.
Vendi i dytë më i populluar në botë ka përgjysmuar shkallën e varfërisë në tre dekadat e fundit dhe ka bërë përmirësime të forta në shumicën e drejtimeve të zhvillimit, thuhet në raportin e organizatës financiare ndërkombëtare.
Kjo rritje pritet të vazhdojë dhe eliminimi i plotë i varfërisë ekstreme është brenda mundësive të Indisë gjatë dekadës së ardhshme, tha Banka Botërore, duke përmendur se sfidat e rëndësishme po shfaqen në rrugën e zhvillimit të vendit.
Sipas Bankës Botërore, India do të duhet të rrisë efikasitetin në mënyrë që të mbajë rritjen, duke pasur parasysh burimet në dispozicion dhe popullsinë e saj.
Toka duhet të përdoret në mënyrë më produktive në zonat urbane përmes transformimit hapësinor të qyteteve, ndërsa në zonat rurale duhet të rritet produktiviteti bujqësor.
Menaxhimi i burimeve ujore duhet të përqendrohet në rishpërndarjen drejt përdorimit të ujit për qëllime më të efektshme nga vlera, si dhe në rritjen e vlerës së ujit brenda sektorëve të veçantë.
Banka Botërore tregon se 230 milionë njerëz në Indi nuk janë të lidhur siç duhet me rrjetin e energjisë elektrike.
Ekonomia me rritje të shpejtë ka nevojë për investime në infrastrukturë, e vlerësuar në 8.8 GDP ose 343 miliardë dollarë deri në vitin 2030, tha Banka Botërore, transmeton KosovaPress.
Top Channel