Një telefonatë anonime në policinë e Korçës sinjalizoi vendosjen e një bombe në automjetin e gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo, duke shkaktuar alarm.

Telefonata e cila më pas u klasifikua si e rremë bëri që policia të vihet në alarm dhe të rrethojë Gjykatën, ndërsa forcat e njësisë antieksploziv kryen verifikimet në automjetin e gjyqtarit që gjendej brenda parkingut të Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë.

Për mëse 3 orë policia kqyri me imtësi automjetin e gjyqtarit që ka gjykuar disa prej çështjeve më të rëndësishme në Gjykatën e Korçës, mes të cilave edhe dhënien e lirisë me kusht për Gerd Gjinararin, i akuzuari për vrasjen e të fortit të Tiranës Naim Zyberi.

Por ndërsa policia ka kontrolluar me imtësi automjetin asnjë element që mund të kërcënonte jetën e gjyqtarit nuk është konstatuar ndërsa vetë ai ka lënë mjediset e punës duke u shprehur se nuk kishte nevojë për mbrojtje duke e konsideruar telefonatën një krijim të një grushti kriminal.

Më pas gjyqtari Kuqo është larguar me automjetin e tij ndërsa ka deklaruar se nuk kishte nevojë për mbrojtje.

Top Channel