Finlanda pranë kualifikimit
15/10/2019 20:04
Finlanda ka mposhtur me rezultatin 3-0 Armeninë duke hedhur edhe një hap tjetër drejt rrugës së kualifikimit për në Euro 2020.
Pas tetë takimesh të luajtura ata kanë grumbulluar 15 pikë dhe janë +5 pikë larg Bosnjes e cila ka 3 ndeshje për të luajtur.
Bosnja luan sonte me Greqinë jashtë dhe më pas pret Italinë dhe e mbyll me Lihtenshtejnin.
Ndërsa Finlanda ka ndeshje me Lihtenshtejn dhe Greqinë brenda.
Ndeshja me Lihtenshtejn pritet që të jetë shumë e thjeshtë për të dy ekipet, dhe shpresa e Bosnjes është që ti fitojë të gjitha takimet dhe Greqia të ndali Finlandën.
Duke parë pikët dhe sfidat që kanë mbetur, Finlanda është thuajse e kualifikuar.
Në vendin e parë në Grup është Italia me pikë të plota.
Top Channel