
Dëshira dhe këmbëngulja për të realizuar ëndrrat, thyen çdo barrierë dhe vështirësi.
Shembulli është e reja Fatjona Nikaj, nga Shkodra. Pavarësisht se është në karroce me rrota ajo vijon të ndjekë studimet universitare e madje me rezultate të mira.
Në fillim, ishte vetëm shkolla e mesme “Shejnaze Juka”, e cila e pranoi pasi gjimnazet e tjera e refuzuan.
Sot, ajo vazhdon vitin e dytë në degën e gjermanishtes pranë universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Fatjona është një shembull pozitiv dhe një inspirim jo vetëm për studentët por edhe për stafin akademik të universitetit.
Për të ndihmuar studenten, drejtuesit e fakultetit kanë zhvendosur klasën e gjermanishtes, nga kati i tretë në atë të parin, për t’i lehtësuar lëvizjen Fatjonës.
Top Channel