Një grup deputetësh i ka kërkuar Parlamentit Rajonal të Kurdistanit në Irak që të dërgojnë përforcime nga trupat irakiane të Peshmerga (Peshmerga: Ata që Përballen me Vdekjen) për t’i mbështetur forcat në Irak kundër ushtrisë turke.

Deputetët kanë kërkuar një seancë të jashtëzakonshme, ndërkohë që Turqia vazhdon të bombardojë pozicionet e SDF-së në Sirinë e Veriut, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi presidentin turk se ushtria amerikane do të tërhiqej nga kufiri, duke i dhënë kështu Ankarasë dritën jeshile për të nisur sulmin.

Deputetët mendojnë se ata nuk duhet të mjaftohen me fjalime që dënojnë veprimin e turqve, por duhet të angazhohen konkretisht duke dërguar përforcime në pjesën kurde të Sirisë.

“Jam gati që dhe unë, si deputet, të marr armët e të shkoj dhe vetë në Roxhava (siç quhet për kurdët rajoni i tyre në Siri)”, tha osman sedari, kryetar i komitetit të parlamentit rajonal për Peshmargat, punët e brendshme dhe Asajeshin.

FOTO GALERI
14/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA