E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i plagosur 27/01 22:10
Është gjendur në Indi një foshnjë e porsalindur, e vendosur brenda një ene prej balte, rreth 90 cm nën tokë.
Gazetarët raportojnë se fëmija u gjet nga një fshatar, i cili po varroste vajzën e tij, që kishte vdekur pak minuta pas lindjes.
Vajza e porsalindur është dërguar menjëherë në spital ku po kurohet nga mjekët dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas shefit të policisë, fshatari e gjeti vajzën rastësisht dhe po mundohen të gjejnë prindërit e foshnjës. Dyshohet se ka qenë një akt i miratuar prej tyre.
Top Channel