Arrest me burg shefit të burgut / Masa e sigurisë u dha në spital, ku Bledar Toçi ndodhet pas plagosjes

13/10/2019 12:10

Bledar Toçi, polici i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit ne ngjarjen e kavajes, do të qëndrojë në burg.

Masa iu komunikua në ambientet e spitalit të Durrësit, aty ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pas plumbit që mori në qafë, gjatë konfliktimit  me Haxhollin.

Në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura për mediat, 36-vjeçari nuk ka folur, por nëpërmjet avokatit të tij, ka pohuar se gjithçka ka ndodhur në kushtet e vëtëmbrojtjes.

Fillimisht, sqaron avokati, kundrejt Bledarit, Dritan Haxholli ka qëlluar dy herë, ndërsa në kushtet e vetëmbrojtjes, ai ka qëlluar më pas mbi 41-vjeçarin duke e lënë të vdekur. Për këtë ai ka kërkuar një mase sigurimi më të lehtë, arrest shtëpie, por që nuk është marë parasysh nga trupi gjykues duke e lënë në burg.

Avokati tha se do ta apelojnë vendimin, ndërsa akuza e dytë, ajo e trafikim dhe shitje e lendeve narkotike, ende nuk është sqaruar.

Top Channel