Bashkë me përmbytjet, një tërmet i magnitudës 5.3 ka shkundur Japoninë, teksa vendi përpiqet t’i bëjë ballë stuhisë më të fuqishme në 60 vitet e fundit.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fuqishme ka bllokuar kryeqytetin japonez, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që të shpëtohen jetë. Deri tani është raportuar një i vdekur.

Tërmeti u shënua të shtunën, vetëm pak para se stuhia të kishte nisur mirë.

Qendra e tërmetit ishte në brigjet e Çibas, pranë Tokios, dhe vinte nga 60 kilometra thellësi.

FOTO GALERI
12/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA