Lagjja 5 Maji në qytetin e Elbasanit është mbuluar nga plehrat. Qytetarët kanë denoncuar në “Ti raporton” (+355 69 313 1311) në Top Channel, situatën e rënduar që vijon prej më shumë se një muaji.

Një qytetare, që ka dërguar edhe këtë video, tregon se u kanë kërkuar punonjësve të pastrimit të shfaqen më shpesh për të hequr mbeturinat, por kjo nuk ka ndodhur. Vetëm gjatë muajve qershor dhe korrik, tregon qytetarja, mbeturinat janë hequr në kohë, ndërsa më pas situata është përkeqësuar.

Top Channel