Muzeu d’Orsay në paris ka bashkuar forcat me Baletin e Operas për një performancë impresionuese që në thelb ka pikturat e artistit francez Edgar Degas, dhe portretet e tij të famshme të balerinave.
“Mbrëmja është e ndarë në dy pjesë. E para është një prolog ku ekspozita mbetet e hapur. Ka një numër performancash që shkojnë paralelisht me këtë. Së dyti, spektatorët do të jenë në gjendje të ndjekin një trajektore përmes ndërtesës, dhe në disa vende të caktuara do të ketë propozime koreografike të ndryshme”, shprehet koreografi.
Edgar Degas është një nga artistët më të famshëm francezë. Ai identifikohet mbi të gjitha me subjektin e baletit. Më shumë se gjysma e punëve të tij, paraqesin kërcimtarë. Ai konsiderohet një nga themeluesit e impresionizmit, pavarësisht se vetë ai e refuzonte këtë përcaktim dhe preferonte të quhej realist.
Degas ishte një mjeshtër në pikturimin e lëvizjeve, gjë që mund të shihet fare mirë në realizimin e pikturave të kërcimtarëve të tij. Por, edhe një mjeshtër i nudos femërore.
Top Channel