Mbi 30 mijë njerëz kanë firmosur deri më tani peticionin ‘online’ të hapur kundër shkrimtarit austriak, Peter Handke, i cili u shpall së fundmi fitues i çmimit Nobel në letërsi.

Peticioni i drejtohet Akademisë Suedeze dhe kërkon që austriakut t’i hiqet vlerësimi pasi “njihet në mbarë botën për mbrojtjen e vazhdueshme për kriminelin serb”, Sllobodan Millosheviç.

Edhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë i është drejtuar me një letër Akademisë së Suedisë ku thuhet se është e detyruar të largohet nga mirësjellja formale dhe të shprehet me këtë kontestim publik, që u bashkohet shumë kontestimeve të tjera.

“Këtë vit ne jemi të detyruar të shprehim qëndrimin tonë, sepse kandidati i laureuar e implikon rëndë këtë parimësi, duke e paraqitur jurinë e këtij çmimi dinjitoz në standarde të dyfishta dhe shpërfillëse ndaj dukurive më të refuzuara europiane, si hate speech, përkrahja e krimeve kolektive, mbështetja publike e urrejtjes kombëtare, gjuhësore, fetare, racore, gjinore e kulturore, me shkelje të duksme të kodit të etikës. E njëjta Akademi që akordon vit për vit çmimin Nobel të Paqes nuk mund t’i lejojë vetes të inkurajojë me Nobelin e Letërsisë urrejtjen dhe konfliktin”, theksohet në letrën e ASH.

ASH thekson se “ne na dëshpëron braktisja e parimësisë në gjykim nga juria e këtij çmimi, duke mbyllur sytë para inkurajimit të hapur që ai (Handke) i ofroi makinerisë së urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve të frymëzuar prej një njeriu të dënuar për krime të rënda kundër Njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.”

Në fund të letrës, Akademia e Shkencave e konsideron vlerësimin për Peter Handke si dhunim të vlerave njerëzore.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë që frymëzuesit e ideologjisë primitive të urrejtjes dhe armiqësisë etnike të laureohen duke ua amnistuar përgjegjësitë e tyre të mirënjohura si famëkeqe prej kohësh botërisht. Sa më sipër, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë paraqet mospajtimin dhe indinjatën e saj, pasi në vlerësimin tonë ky është një akt i rëndë i dhunimit të vlerave njerëzore”, shprehet ASH.

  Shkrimtarët, kritika për Nobelin/ Autorët bashkëkohorë: Peter Handke, një zgjedhje shqetësuese

  Kritikat e shqiptarëve dhe boshnjakëve kundër fituesit të Nobelit pasqyrohen nga SHBA në Indi

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA