Letra dhe dhurata anonime për moderatoren shqiptare, ja kush e llastonte dikur

09/10/2019 20:05

Pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte edhe moderatorja simaptike Daljana Sejdia, e cila tregoi se vetë nuk është tipi i letrave, por ka marrë pusulla anonime nga koha e gjimnazit.

Ajo tregoi se në atë kohë merrte shumë shpesh letra dashurie nga të panjohur, që në shumicën e rasteve i dërgonin edhe dhurata të vogla.
Edhe pse nuk e mësoi dot kurrë se nga ai vinin pusullat e dashurisë, Daljana kujtoi një moment nga ajo kohë, kur krahas pusullës së radhës i kishin dhuruar një palë thonj artificial, të stisur me pipza.
Epo kushdo që ka qenë, duket se ka patur interes të veçantë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA