Një pikë skrapi është shumë pranë bulevardit “Zogu i Parë”, nëse shëtit me makinë në çdo cep të Tiranës do të shikosh pirgje metalesh afër qendrave të banimit.

Aktivitete të tilla nuk janë ngritur ilegalisht, Agjencia Kombëtare e Mjedisit i ka pajisur ato me leje mjedisore të tipit C.

Ambjentalisti, Sazan Guri tregon se fabrikat e riciklimit dhe pikat e skrapit para se të pajisen me lejen mjedisore duhet të plotësojnë disa kushte që mbrojnë natyrën dhe njeriun.

“Maksimumi Tirana mund të kishte 4 qendra të tilla një në çdo anë, do të ishte e mjaftueshme. Por këto duhet të kenë distanca nga zona kreative, zona e mbrojtur dhe zona e banimit. Pavarësisht nga distanca duhet të kishte rregullat e trajtimit të ujit, e filtrimit të ajrit, rregullat e anti-zhurmës, e rrethimit me pyll, e rrethimit me mur dhe të një kanali perimetrik që mbledh ujërat e shiut si dhe rregulli i mbulimit. Asnjë prej tyre këtu nuk është e mbuluar. Janë aq të shumta në numër dhe janë aq të parregullta në menaxhimin e çështjeve mjedisore sa që ndotin në mjedisin në mënyrë katastrofale.”

Qytetarët të cilat bashkëjetojnë me skrapin apo tymin e plastikës shumë herë e ngritur zërin pranë bashkisë së Tiranës, edhe pse përgjegjës për ndotjen mjedisore është Ministria e Mjedisit. Nisur nga shqetësimet e banorëve Bashkia e Tiranës kërkon që biznese të tilla të menaxhohen nga vetë ajo, duke qenë se njeh mirë territorin dhe problematikat e banorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA