Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zhvilluar ditën e sotme një takim ne 24 rektorët e universiteteve ku kanë diskutuar për marrëveshjet e bëra një vit më parë me Kuvendin.

Në lidhje me këtë ka reaguar nga Partia Demokratike, ish deputeti Luçiano

Deklarata:

Gramoz Ruçi u lexoi sot leksionin e rradhës Rektorëve të Universiteteve të rreshtuar kuadratikisht.

Po u tregonte atyre Kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin e madh!?

Çfarë mjerimi e turpi?!!!

Në krah i mungonte Besa “e mençur” e paktit dhe Gjinushi, dhurata me e fundit që Rama-Ruçi i bënë shkencës.

Sipas sekretarit të parë të Kuvendit alias Kryetarit, puna shkencore kishte rritur kaq shumë efektivitetin e Kuvendit, sa tani shkenca na ishte zhvendosur vetëm dy hapa larg.

Nga godina e Akademisë tek godina e Parlamentit.

Prandaj tani vidhet shkencërisht me ligje speciale, siç e parashikoi Shalësi.

Duke u shfaqur me pas qesharak me seriozitet, i listoi Rektorëve si arritje të madhe bashkëpunuese, atë që Kuvendi e ka detyrim ligjor: dëgjesat me grupet e interesit përfshirë Universitetet, të cilat i kanë hedhur gjithmonë në kosh, ose që nuk i kanë bërë kur kanë qenë të domosdoshme.

Plot autoritet e krenari u transmetoi atyre me këndim, se qeveria nuk ka para për shkencë e arsim.

Sepse ato që u rrëmbehen nga xhepi njerëzve, shkojnë për konçesione e PPP.

Kur arriti pastaj tek Pakti, e shtoi akoma më shumë kompetencën shkencore të fjalimit të vet të mbushur plot xhevahire.

Asnjë fjalë për koasin në të cilën gjendet sot Arsimi i Lartë dhe Kërkimi shkencor.

Asnjë fjalë për rrënimin e institucioneve kërkimore shkencore.

Asnjë fjalë për gjendjen katastrofale në Universitetet publike, ndonjë prej të cilëve rrezikon mbylljen.

Asnjë fjalë për dhjetra degë të mbyllura në shumë fakultete të Universiteteve publike, e mijëra të rinj të lënë rrugëve për shkak të ligjit të Arsimit të lartë dhe VKM-rave idiote antikushtetuese kryeministrore.

Asnjë fjalë për eksodin akademik, si rezultat i humbjes së besimit tek diploma shqiptare dhe kostoja marramendëse e studimit në Shqipëri.

Asnjë fjalë për ligjin sovjetik të Akademisë që Gramozi e futi vetë nga dritarja, ligj që cënon lirinë akademike e autonominë universitare dhe për të cilin vërejtjet e rektorëve nuk u konsideruan.

Asnjë fjalë për grabitjen e pronave Universitare si Kopshti Botanik, nga Rama-Veliaj.

Asnjë fjalë për pagat lëmoshë të pedagogëve.

Asnjë fjalë për tarifat skandaloze të ciklit të parë e sidomos të ciklit të dytë të studimeve.

Asnjë fjalë se si mund të kapërcehet mjerimi i Shkencës dhe i Universiteteve.

Sot Gramozi i bëri të skuqen ata që pretendojnë se merren me shkencë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA