Fermerët e zonës së Kutallisë në Berat kanë nisur protestën, ashtu sikurse edhe patën paralajmëruar një javë më parë. Ata kanë bllokuar aksin rrugor Berat-Lushnje, në vendin e quajtur Ura e Kuçit.

Sipas fermerëve, shkak për këtë protestë është prodhimi i mbetur stok, ndërsa kërkon subvencionim nga shteti.

Fermerët thonë se në asnjë rast nuk kanë marrë atë çfarë u takon nga Agjencia e Zhvillimit të Bujqësisë në zonat rurale, edhe pse sipas tyre, shpesh herë qeveria e ka premtuar një gjë të tillë.

Në shumë raste, fermerët e Kutallisë janë detyruar të hedhin produktet e tyre bujqësore, për shkak të mungesës së tregut, ndërsa thonë se kostot janë të larta.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA