Vidhet shtëpia e atasheut diplomatik pranë Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë

06/10/2019 11:40

Është vjedhur shtëpia e atasheut diplomatik pranë Ambasdës së Kuvajtit në Tiranë.

Një burim i tha gazetares Anila Hoxha se nga banesa e Humoud Saleh Alhusaini është vjedhur pa thyerje shtëpie një byzylyk dhe unazë floriri.

Atasheu jeton në kompleksin e vilave ne Petrelë. Dhe për këte ngjarje komisariati një ka të dyshuar shtetasen iflipineze Annabelle Belgira e cila ishte e punësuar për mirëmbajtjen e vilës.

Burime të sigurta pranë komisariatit numër 1 pohuan për Top Channel se emri i 28 vjeçares do të referohet në Prokurori për dyshimet e vjedhjes.

Top Channel