Vllaznia kërkon dy trofe, basketbolli shkodran, edhe në ligën ballkanike

05/10/2019 03:14

Vitin e kaluar, Vllaznia në basketboll për meshkuj, mes shumë problemesh siguroi qëndrimin në kategorinë e parë vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit. Këtë sezon, ekipi është transformuar, ka kaluar në duart e presidentit Alban Xhaferri dhe skuadra kuqeblu do të luajë për të fituar titullin kampion dhe kupën e Shqiperisë.

” Do të jetë një sezon i veshtirë por i bukur. Kundërshtarët janë përforcuar por edhe ne kemi blerë lojtarë cilësorë. Kemi afruar disa amerikanë, disa lojtarë të kampionatit vendas si dhe kemi ruajtur boshtin e ekipit të sezonit të kaluar. Presidenti kërkon titullin kampion dhe kupën ? Kujt nuk i pëlqen të fitojë këto trofe. Prandaj edhe ne do të luajmë për të fituar”-tha trajneri Nikolai Gospodinov.

Në merkato klubi ka afruar 7 lojtarë të rinjë të cilët kanë rritur konkurencën për një vend në formacionin startues.

“Është hera e parë që vij në Shkodër dhe jam shumë i kënaqur me mikpritjen. Ekipi ka bërë punë të mirë, skuadra është gati për një sezon të suksesshëm pavarësisht se do të jetë e vështirë. Kemi shumë konkurencë në ekip dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne pasi të gjithë do të japin maksimumin. Do të luajmë për të fituar kupën dhe kampionatin”- tha basketbollisti Nick Evans

Këtë sezon, ekipi i Vllaznisë do të marrë pjesë edhe në Ligën Ballkanike ku së shpejti pritet të mesojë se kush do të jenë kundërshtarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA