22/12 15:24
Milani ka arritur që të marrë një fitore pas 3 humbjeve radhazi në një fushë mjaft të vështirë siç është ajo e Genoas.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për vendasit, pas golit të shënuar nga Lasse Schone.
Gafa në këtë gol ishte totalisht e Pepe Reina.
Në pjesën e dytë Milan shënon dy gola të shpejtë me Hernandez në të 54 dhe aksionin tjetër pas verifikimeve në VAR fitojnë një penallti, nga ku Kessi tregohet i saktë.
Genoa ndëshkohet edhe me të kuq.
Në fundin e takimit, Pepe Reina dhe Lasse Schone janë sërish protagonistë por këtë herë ndërrojnë rolet.
Schone humbet penalltinë, ndërsa portieri spanjoll korrigjon gabimin e tij dhe bëhet ‘hero’.
Top Channel