Një tragjedi e mundshme është parandaluar në kohë në Rrashbull të Durrsit, ku djali kërcënonte me thikë se do të vriste të atin.

Falë një telefonate në “112”, ku Në Sallën Operative  të DVP Durrës, ka ardhur një telefonatë nga një shtetase se vëllai i saj  në Rrashbull  kishte mbyllur në banesë dhe po kërcënonte me thikë të atin, policia ka ndërhyrë në kohë.

Shtetasi S.Z., 35 vjeç, i cili pretendohet të jetë me probleme të shëndetit mendor kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij (të verbër) duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë për ta vrarë.

Policia ka negociuar më  shtetasin S.Z  që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur  Policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë me profesionalizëm  duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri  të atin me thikë për ta vrarë.

Nga  ana e uniformave blu të dëmtuarit,  shtetasit S.Z., 66 vjeç,  iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar, i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA