Kosova tanimë është në heshtje zgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, deri të dielën kur edhe mbyllën votimet.

Partitë politike për 10 ditë kanë prezantuar ofertat e tyre para simpatizantëve të partive të tyre dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë 25 subjekte politike, të cilat garojnë për 120 vende në Kuvendin e Kosovës.

Fushata 10-ditëshe ka kaluar pa ndonjë ekses. Rivalët politikë kanë dërguar akuza dhe kundër akuza ndaj njëri tjetrit, duke shpalosur edhe ofertën e tyre qeverisëse.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 547 vendvotime, ndërsa numri i qendrave të votimit është 895.

Numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 733.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA