Superliga/ Partizani pret Teutën, Tirana udhëton në Vlorë

04/10/2019 16:00

Java e 7 e Superligës vazhdon të rezervojë përballje interesante, ku ndër më të forta në letër për këtë fundjavë është ajo mes Partizanit dhe Teutës.

Të kuqtë kryeqytetas do të presin skuadrën e Teutës së Durrësit në “Selman Stërmasi”, pas fitores në derbi me Tiranën, një rezultat që edhe sipas trajneri Ledra ka ndikuar pozitivisht, sidomos në aspektin psikologjik.
“Ishte shumë e rëndësishme për aspektin psikologjik së pari.

Mendoj se ka një fitore që na bën të kërkojmë vijueshmërinë që në ndeshjen me Teutën” Janë në formë dhe renditen të parët. I respektojmë siç kemi bërë me të gjithë, por kemi besim te forcat tona. Është një nga rivalët kryesorë, por do bëjmë maksimumin të fitojmë këtë ndeshje”, shprehte Franko Lerdo, trajneri i Partizanit.

Me të njëjtin moral, të një fitoreje ndaj një kundërshtari direkt dhe të fortë si Kukësi, vjen edhe Teuta në përballjen me skuadrën e Partizanit. Ajo që i ka munguar durrsakëve në këtë fillim sezoni k qenë vazhdimësia gjë që trajneri Shkëmbi e kërkon në këtë ndeshje ndaj kampionëve në fuqi. Ndërkohë

Tirana do të udhëtojë drejt Vlorës ku e pret Flamurtari, momentalisht skuadra me rezultatet më negative në kampionat, ku pas 6 javësh ka arritur të marrë vetëm një barazim. Bardheblutë të rënduar psikologjikisht, në letër kanë një shans të rikuperojnë edhe në aspektin e pikëve. Ndërkohë ndeshja e tretë e së shtunës do të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Luftëtarit.

Korçarët vijnë nga një moment jo i mirë, ndeshja e kupës në mesjavë ku u mundën nga Devolli. Krejt e kundërta ndodh me Luftëtarin, nën drejtimin e trajnerit grek, gjirokastritët vazhdojnë me serinë pozitive të rezultateve.

Në mesjavë ata fituan edhe ndeshjen e kthimit ndaj Turbinës në kupë. Këto dhe të gjitha emocionet Superligës edhe këtë fundjavë do të keni mundësinë ti ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA