Pandeli Majko, ish-kryeministër i Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës, ishte i ftuar në emisionin “Top Talk”, në Top Channel, ku ndër të tjera foli edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Prishtinë, të cilat zhvillohen të dielën. Që në hyrje të intervistës, Majko theksoi se do të tregohej i kujdesshëm pasi “gjërat që fliten në Tiranë kanë një konotacion të caktuar në Prishtinë”.

“Zgjedhjet kanë të bëjnë me një matematikë që ndryshon goxha shpejt në Prishtinën politike dhe që sollën edhe zgjedhjet e parakohshme. Jo vetëm thirrja e Haradinajt në Hagë, por edhe zhvillimet e brendshme brenda koalicionit që ai drejtonte qeverinë, sollën këtë rezultat. Në thelb ishte një gjest shtetari, pastaj nuk mund t’i shmangemi faktit që koalicioni nuk kishte atë vokacion me të cilin kishte filluar”, tha Majko.

Ministri i Diasporës në Qeverinë shqiptare komentoi gjithashtu edhe ndërhyrjet që bëhen nga Tirana drejt Prishtinës dhe anasjelltas. Sipas tij, duhet të marrë fund historia e “kompetentëve” që flasin se çfarë duhet të ndodhë në Tiranë apo Prishtinë.

“Nuk më pëlqen që nga Tirana të dalin kompetentë për çfarë ndodh në Prishtinë. Dhe nuk më pëlqen që nga Prishtina të dalin disa kompetentë që të flasin me kompetencë të plotë se çfarë ndodh në Tiranë. Mendoj se jemi ende herët që të flasim me kompentecë se çfarë po ndodh në Prishtinë. Kjo historia e “kompetentëve” duhet parë me shumë kujdes. Mendoj që kë më shumë mund të prishë punë sesa të rregullojë punë. Sa i përket çështjes së kufirit ishte një çështje që shqerësoi të gjithë klasën politike, por jo vetëm Prishtinën dhe Tiranën, por edhe më gjerë. Mendoj se ishte një mënyrë që nuk vinte nga Prishtina, por nga Beogradi zyrtar. Kur të gjithë në Bruksel dhe në qendrat e rëndësishme të Evropës e shohin Beogardin me kujdes, kjo nuk orientohet nga pesha e vërtetë gjeopolitike që ka Beogradi, por pas Beogardit qëndron “Ariu i madh”, u shpreh Majko.

Gjatë intervistës në “Top Talk”, Pandeli Majko foli edhe për krizën politike në Shqipëri, si mund të zgjidhet ajo dhe nëse vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA