Më 14 tetor nis viti i ri akademik, e ndërkohë studentët që vijnë nga rrethet për studimet e larta në Tiranë, hasin vështirësi në gjetjen e shtëpive me qira.

“Shumë shtrenjtë, e papërballueshme. Sidomos te pallatet e reja. Bëhemi shumë goca që të ndajmë qiranë. E marrim larg shkollës që ta gjejmë më lirë”, shprehen disa studentë.

Konsulentja imobiliare, Dorentina Krraba, shpjegon se për shkak të kërkesës së lartë të studentëve në disa zona larg qendrës së kryeqytetit, këtë vit kanë pasur rritje çmimesh.

“Zona si Yzberishti, Astiri kanë pasur rritje, se pronarët janë ndërgjegjësuar për kërkesën e lartë”, shpjegon Krraba.

Ndërsa afër Tiranës, çmimet e shtëpive kanë pësuar një rritje të lehtë, por në përgjithësi nuk kanë ndryshuar.

Pjesa e komunës së Parisit, Pazari i Ri, rruga e Elbasanit pothuajse janë njësoj me çmime mund të kenë lëvizur nga 350 euro në 360 apo 380 euro në varësi të arredimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA