Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti që shkroi historinë në Serie A

03/10/2019 15:55

Futbolli italian është në ditë zije, presidenti i Sassuolos, Giorgio Squinzi, ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare.

Squinzi ndërroi jetë të mërkurën mbrëma dhe do të kujtohet si një figurë ikonike e futbollit italian, pasi bëri historinë me Sassuolon duke e marrë nga kategoria e katërt dhe e çoi deri në Kupat e Europës.

Në nderim të tij Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që mbajë një minutë heshtje para fillimit të ndeshjeve në javën e shtatë të Serie A.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina u shpreh: I gjithë futbolli italian është në pikëllim për humbjen e Giorgio Squinzit. Shprehim të gjithë ngushëllimet e sinqerta, për një person respektohet më shumë për cilësitë humane të tij jashtë fushe edhe më shumë se ato profesionale.

“Vendi ka humbur një industrialist të aftë dhe të shkolluar, ndërsa bota jonë vajton një tifoz të madh, si dhe një udhëheqës serioz dhe bujar. “Në këtë kohë dhimbjeje, unë do të doja ta kujtoja atë gjatë gjithë punës serioze që ai bëri për futbollin italian, duke filluar nga investimi në stadiumin që i përkiste, deri në krijimin e kompleksit të ri të stërvitjes së Sassuolos.

Sassuolo që prej vitit 2013 është pjesë e Seria A, vit në të cilin u ngjit për herë të parë në histori, dhe tashmë është një ndër skuadrat më të vështira për të mposhtur, sidomos në stadiumin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA