Fushata ndryshe e një partie serbe/ Rashic i koalicionit “liria”: Serbët, urë lidhëse

03/10/2019 14:09

Një koalicion serb që po merr pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit ka vendosur të veproj ndryshe nga pjesa tjetër e serbëve.

Fjala është për koalicionin “Sloboda”, që në këtë fushatë po kërkon përfshirjen e serbëve në delegacionin e Kosovës që do të marrë pjesë në bisedimet me palën serbe.

Në intervistën e dhënë për Top Channel, kandidati për kryeministër, Nenad Rashiq ka thënë se serbët mund të jenë urë lidhëse për arritjen e një marrëveshjeje, e cila do të sillte pajtimin e dy popujve.

Rashiq thotë se koalicioni “Sloboda” ka përkrahjen më të madhe tek komunat me shumicë serbe në pjesën jugore të Kosovës, ndërsa në veri nuk kanë mbajtur fare tubime elektorale për shkak të rrezikut. Me gjithë raportimet për kërcënime, Rashiq tregon se institucionet e sigurisë kanë reaguar një muaj pas ankesës.

Të drejtë vote nga komuniteti serb kanë 117 mijë persona. Koalicioni “Sloboda” që në shqip i bie “Liria”, është duke kandiduar kundër partisë Lista Serbe e cila ka mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA