Eliminatorët e kampionatit Europian për ekipet shpresa do të na dhurojnë derbin shqiptar, Shqipëri-Kosovë.
Të dyja ekipet përfaqësuese pjesë e grupit 3 do të luajnë së bashku për 3 pikët e një grupi me kundërshtarë shumë të fortë.
Shqipëria ka zhvilluar 4 ndeshje deri më tani dhe ka grumbulluar dy pikë, ndërkohë Kosova ka luajtur 3 ndeshje dhe ka 6 pikë, duke e bërë atë të qëndrojë një hap përpara kuqezinjve në këtë grup.
Gjithsesi, për trajnerin Alban Bushi përfaqësuesja e Kosovës ka vetëm agresivitetin më shumë se ne.
Megjithatë tek kuqezinjtë e vegjël Bushi thekson se problemi nuk është cilësia, por vazhdimësia.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kosovës do të luhet më 15 tetor në stadiumin e Elbasanit “Elbasan Arena”.
Top Channel