67 vjeçari dhunon familjarët dhe del më jorgan me vete, mjekja: Nuk ka probleme të shëndetit mendor!

03/10/2019 20:40

Fatjon Kapaj ankohet në Fiks Fare se xhaxhai i tij ka probleme të shëndetit mendorë, por që spitali nuk ia pranon, thotë se është i aftë mendërisht.

Xhaxhai i Fatjoni dhunon familjarët, nuk i njeh , ecën gjithë ditën me jorgan në kurriz, por edhe pse bën këto veprime për mjekët ai është “ok”.

Fatjoni tregon se bashkëjetesa me xhaxhain është bërë deri diku e pamundur, pasi ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

“Unë jam i sëmurë e nuk eci dot, jetojmë vetëm me kempin tim, xhaxhai është i sëmurë mendor, bëhet shpesh herë i dhunshëm”, thotë Fatjoni dhe kjo is jell shqetësime në familje.

Nuk kanë munguar as rastet kur xhaxhai i tij 67 vjeç e ka goditur me gurë dhe ka shpëtuar mirë pa e çarë në kokë. Ai e ka vizituar disa herë në spitalin psikiatrik, por këta të fundit nuk ia kanë mbajtur me pretendimin se gëzon shëndet të mirë mendor.

“E çuam në psikiatri, mjekja thotë është në rregull, nuk merr as ilaçe as asgjë, kërkojmë ndihmën e Fiksit, pasi ndryshe nuk di çfarë të bëj “, thotë Fatjoni.

Dhunën e pranon edhe vëllai i 67 vjeçarit. Madje ai shton se edhe për ta ushqyer ia japin nga dritarja pasi shpesh herë shfaq shenja dhune.

“E çuam në spital, thonë është mirë, nuk na e mbajtën, nuk dimë ç’të bëjmë, në shtëpi nuk e mbajmë dot”, tregon vëllai i të sëmurit.

Gjatë marrjes së denoncimit gazetarët e Fiksit e panë edhe vetë të sëmurin duke ardhur përqark në oborr me jorgan dhe jastëk. nga dhuna që ushtron ndaj familjarëve atë e kishin akomoduar në një dhomë veç ku flinte në kushte shumë të këqija.

I vëllai i 67- vjeçarit i pyetur nga gazetarët se pse e mbanin të veçuar u përgjigj: ” Kemi frikë , se na ka dhunuar. Madje djalit m’i ka qëlluar me gur”.

Familjarët tregojnë se janë në kushte të këqija ekonomike dhe se 67 vjeçari duhet të marrë një kurim të specializuar.

Ai nuk ka pension pasi nuk ka punuar asnjëherë për shkak të gjendjes së tij , por vetëm një ndihmë ekonomike prej 2500 lekësh në muaj. Familjarët tregojnë se e kanë dërguar disa herë në spital të Vlorës , ku spitali e ka mbajtur vetëm një ditë dhe më pas e ka nxjerrë. Babait i është dashur ta kërkojë nëpër Vlorë që ta sjellë sërish në shtëpi tregon Fatjoni.

“Kurse në Spitalin Psikiatrik të Vlorës mjekja tha merreni se është në rregull”, shprehet Fatjoni.

Gazetarët e Fiksit ju drejtuan spitalit psikiatrik Vlorë, për të marrë një përgjigje se përse nuk ishte shtruar i sëmuri. Nëndrejtori teknik i institucionit tha se ky pacient nuk ka patur asnjëherë kartelë në këtë institucion, por që mund të riparaqitet për vizitë.

“Mjekja e ka menduar dhe vlerësuar se nuk duhet shtruar, por familjarët mund ta sjellin sërish dhe ta shohim, nuk besoj që mjekja të ketë gabuar”, thotë nëndrejtori.

Edhe pse mjekja e ka nxjerrë të aftë mendërisht 67-vjeçarin , familjarët e tij jetojnë çdo ditë me frikë nga ndonjë përshkallëzim i dhunës nga ana e të sëmurit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA