Lulzim Alushaj ka dorëzuar padinë në gjykatën e apelit administrativ pasi KLP vendosi shkarkimin e tij nga gara. Alushaj u skualifikua pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur.

Një burim pranë gjykatës së apelit administrativ i tha gazetares së Top Channel Anila Hoxha se Alushaj ka kundërshtuar vendimin e KLP për shkarkimin nga gara dhe ai ka dorëzuar padinë.

Kjo do të thotë që procesi bllokohet derisa të shprehet gjykata e apelit administrativ.

Tre kandidatët që kishin mbetur në garë Fatjona Memçaj , Arta Marku dhe Olsian Çela për momentin nuk do thërriten për intervistim derisa të shprehet gjykata e apelit administrativ.

Në një kohë që të premten prokurorët do i drejtohen kutive për të votuar anëtarin më të ri, në garë për vendin e mbetur bosh janë Esmeralda Cami dhe Vladimir Mara.

Një ditë më parë ishte ish këshilltari i Arta Markut, aktualisht anëtar i KLP Bensik Cami që kërkoi shtyrje të mbledhjes për miratim metodologjie.

Sepse sipas tij nuk e kishte pare konkretisht se çfarë kishte metodologjia. Metodologjia do të përdoret për pikëzimin e kandidatëve.

Top Channel