JB 39 Dauha - Americký žrdkár Sam Kendricks v skoku o žrdi vo finále na MS v atletike v katarskej Dauhe 1. októbra 2019. FOTO TASR/AP Sam Kendricks, of the United States, competes in the men's pole vault final at the World Athletics Championships in Doha, Qatar, Tuesday, Oct. 1, 2019. (AP Photo/David J. Phillip) *** Local Caption *** Dauhá

SHBA ishin dominuese në ditën e pestë të Botërorit të Atletikës që po zhvillohet në Doha të Katarit teksa fituan më shumë medalje të arta.

Kështu në garën e kërcimit me shkop për meshkuj medaljen e artë e fitoi Sam Kendriks që kapërceu lartësinë 5.97 m i ndjekur në vendin e dytë nga suedezi Duplantis po me 5.97 m, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi polaku Lisek me 5.87 m.

Në finalen e hedhjes së shtizës për femra, kampione e botës u shpall australiania Barber me 66.56, e ndjekur nga dy sportistet kineze Shiying Liu dhe Huihui Lyu që u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Në 800 m për meshkuj, kampion bote u shpall amerikani Donovan Brazier me 1 minutë 42 sekonda e 34 të qindat duke vendosur edhe një rekord të ri të kampionatit. në vendin e dytë u rendit boshnjaku Amel Tuka, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi keniani Rotich.

Dita e pestë u mbyll me finalen e garës së 200 m për meshkuj, ku ashtu sic pritej medaljen e artë e fitoi Noah Lyle i SHBA me 19.83 sekonda duke lënë në vendin e dytë Andre De Grasse, ndërsa i treti u pozicionua ekuadoriani Quinonez.

Pas ditës së 5 të botërorit, SHBA e sheh veten në pozita gjithnjë e më të konsoliduara në krye të renditjes në tabelën e medaljeve me 7 medalje të arta, 7 të argjendta dhe 2 të bronzta. në vendin e dytë vazhdon të jetë Kina me 2 medalje ari, 3 argjendi e 3 bronzi, ndërsa e treta është Xhamajka me 2 medalje të arta dhe 2 të argjendta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA