Akuzuesit kryesorë të tij shprehen se ai manipulon Bursat për fitimet e veta. Një rast i tillë ndodhi në vitin 1992 ku nga zhvlerësimi i paundit britanik, Soros fitoi brenda ditës 1 miliard dollarë. Me një parashikim të zgjuar, ai bëri lëvizjen e duhur për të përfituar nga rënia e paundit.

“Në rastin e krizës së paundit britanik është kriza e pare e financave europiane. Konteksti kishte të bënte me borxhin e Gjermanisë pasi “bleu” Gjermaninë Lindore të falimentuar. Por në kuadrin e BE-së ruatja dhe barra tregut financiar ishte e përbashkët”, tregon për ‘Top Story’ Selami Xhepa, ekspert i Ekonomisë.

Pra, Gjermania po përballej me një borxh publik shumë të lartë dhe për këtë banka qëndrore, duhej të bëntë një lëvizje. Por kjo lëvizje do të kishte ndikim në monedhat e tjera të Bashkimit Europian.

“Këtu të gjithë agjentët financiar do të vinin një bast. Dhe Sorosi vuri një bast. Basti ishte që Banka Gjermane do të rriste normën e interesit për të mbrojtur tregun e brendshëm. Tregjet finaciare janë si kazino, funksionojnë mbi bazën e basteve. Agjentët mbajnjë një qëndrim në lidhje me një lëvizje të mundshme të një autoriteti monetary”, tregon për ‘Top Story’ Selami Xhepa, ekspert i Ekonomisë.

Si në çdo bast, i fituar del ai që bën parashikin e duhur. Mund të jetë fat, por mund të jetë edhe zgjuarsi. Xhorxh Sorosit me sa duket nuk i munguan që të dyja.

“Ngjarjet që u prodhuan më pas i dhanë të drejtë bastit të Sorosit. Dhe duke qenë se në tregjet financiare mund të bësh operacione të mjaft natyrave, psh të bësh një short sale, të shesësh një monedhë akoma pa e patur duke ditur që kursi i këmbimit të sajë do të bjerë në të ardhmen. Pra e shet sot shtrenjt sepse je i bindur që nesër do të humbasësh. Këtë bëri Sorosi dhe nga ky operacion fondi kuantum i tij doli shumë i fituar”,  tregon për ‘Top Story’ Selami Xhepa, ekspert i Ekonomisë.

Kjo është mënyra se si Xhorxh Soros fitoi një milliard dollarë brenda një dite. Megjithëse në këtë histori nuk ka asgjë të paligjshme, përsëri akuzat nuk mungojnë ndaj tij.

Lexoni këtu të gjitha lajmet për Top Story

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA