Ambasada amerikane në Kosovë ka lëshuar në deklaratë ku thotë se ata nuk mbështesin asnjë parti politike në Kosovë apo edhe kandidatë në zgjedhjet që pritet të mbahen këtë javë.

Në deklaratën e tyre thuhet se respektojnë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre.

Deklarata e plotë:

“Qeveria e SHBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”.

Kjo deklaratë vjen pas raportimeve se një njeri i afërt me presidentin amerikan Trump ka ardhur në Kosovë, dhe kjo është mbështetje për Kadri Veselin dhe PDK-në./KosovaPress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA