Nuk i premton askush vizat/ Fushata për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë

01/10/2019 00:46

Megjithëse konsiderohet një prej proceseve me te rëndësishme për qytetarët, në këto zgjedhje tema e liberalizimit është shlyer tërësisht nga premtimet.

Ky faktor që në çdo palë zgjedhje ishte në mesin e top premtimeve elektorale, sot po vlerësohet të jetë anti reklamë. Nga shoqëria civile, Arton Demhasaj thotë se liberalizimi tashmë nuk është në dorën e tyre, e ky premtim vetëm sa do t’i irritonte votuesit.

Ndërsa qytetarët që hasin në pengesat për marrjen e vizave thonë se nuk presin që shtetet e Parlamentit Evropian të votojnë pro lëvizjes së lirë për ta.

Komisioni Parlamentar Evropian për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Liritë Qytetare votoi edhe njëherë pro ri-nisjes së negociatave teknike me Këshillin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Por, ky votim ishte vetëm konfirmim nga legjislatura e re e Parlamentit Evropian, për votimin e njëjtë që u bë me 30 gusht të 2018-ës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA