Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në sfidën e së hënës ndaj Arsenalit duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve pas 7 javëve kampionat.
Është ky një rezultat që bën që Manchester United me Ole Gunnar Solskjaer në pankinë të regjistrojë startin më të dobët të sezonit në historinë e Premier Leagues angleze.
Tashmë pozitat e trajnerit norvegjez janë tronditur ndjeshëm duke qenë se skuadra e Djajve të Kuq në këtë moment ndodhet në vendin e 10 për shkak të rezultateve jo shumë pozitiv me Solskjaer që në këtë rekord negativ ka lënë pas si Jose Mourinhon ashtu edhe David Moyes, me këta të fundit që grumbulluan 10 pikë secili me Manchester United në të njëjtën periudhë te sezoneve të tyre respektive.
Bilanci i Manchester United me Solskjaer në pankinë për këtë sezon flet për 2 fitore, 3 barazim dhe 2 humbje në Premier Leaguen, ndërkohë që mori një fitore pas lotarisë së 11 metërshave në Kupën e Ligës ndaj Rochdale dhe atë ndaj Astanës në Europa League.
Top Channel