Sot më datë 30 shtator 2019, Banka e Shqipërisë hodhi në qarkullim dy nga kartëmonedhat e Serisë së Re, përkatësisht prerjet 200 Lekë dhe 5000 Lekë.
Futja në qarkullim e kartëmonedhave të reja bëhet nëpërmjet sistemit bankar shqiptar. Bankat tregtare të cilat kanë nevojë për para, paraqiten pranë
Bankës së Shqipërisë për furnizim dhe tërheqin kartëmonedha, sipas kërkesave të tyre.
Duke filluar që sot, datë 30 shtator 2019, bankat tregtare që janë furnizuar pranë Bankës së Shqipërisë kanë tërhequr kartëmonedhat e reja 200 Lekë dhe 5000 Lekë.
Bankat e tjera tregtare do t’i tërheqin këto kartëmonedha sipas nevojave që do të kenë për kartëmonedhat 200 Lekë dhe 5000 Lekë. Kjo do të thotë se futja në qarkullim e kartëmonedhave të reja është një proces i cili do të ndodhë gradualisht, ditë pas dite.
Kartëmonedhat ekzistuese të të gjitha prerjeve, do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja. Ato do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor dhe të shërbejnë si mjet pagese.
Top Channel
Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës Mitrovicë, 11 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës. Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje.