
27/02 08:38
Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk do të jenë më të detyruar të udhëtojnë drejt Shkupit për t’u pajisur atje me vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë ky proces do të realizohet edhe nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, bëhet me dije se sot është lëshuar viza e parë për një qytetare të Kosovës.
“Rrugë të mbarë”, shkruhet në faqen e Ambasadës, sipër fotos së qytetares që u pajis me vizë.
Top Channel