Aksioni vazhdon! IKMT rinis shembjen e godinave në Vlorë
01/10/2019 08:59
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rinisur aksionin për prishjen e plazheve dhe minimoleve në Vlorë.
Mbështetur nga forca të shumta policore aksioni ka filluar sërish në orët e para të mëngjesit.
Policia e Vlorës, së bashku më FNSH-në nuk lejon që të afrohen pronarët e godinave, por as mediat në zonën ku po vijon prishja.
Drejtoresha e IKMT-së, Dallandyshe Bici së bashku me drejtorin e policisë së Vlorës, Artion Duka janë duke inspektuar nga afër aksionin. .
Top Channel