“Trump, i irrituar me mënyrën si u trajtua dosja e Epstein”/ Pam Bondi largohet nga posti i prokurores së përgjithshme 02/04 19:22
Shtatori për shumicën e amvisave është muaji i përgatitjes së zahireve të dimrit.
Përgatitja e produkteve të brumit si petkat dhe dromkat ka qenë një traditë e hershme që në shumë prej familjeve vazhdon ende të konservohet.
Në Kolonjë, gatimet tradicionale, mbushin tryezën duke u konsideruar si ushqime të shijshme dhe të sigurta. Gratë kolonjare teksa mblidhen së bashku tregojnë mënyrën e përgatitjes së këtyre ushqimeve të trashëguar nga gjyshet.
Përgatitja e zahireve të dimrit dikur bëhej në masë nga familjet shqiptare por kjo traditë sa vjen e po zbehet. Më së shumti ajo po ruhet në fshatrat e disa familje por nga gratë tek të rejat po trashëgohet shumë pak.
Top Channel