Serbia fiton një tjetër Evropian të volejbollit, këtë radhë atë të meshkujve.

Në finalen e zhvilluar në Paris skuadra serbe mundi Slloveninë befasuese që më parë kishte eliminuar Rusinë e Poloninë me rezultatin 3-1 në një sfidë ku ajo tregoi se është sot për sot ekipi më i mirë evropian në këtë disiplinë sportive.

Gjithçka nisi në mënyre perfekte për Slloveninë që fitoi bindshëm setin e parë 25-19 duke lënë të mendohet se Serbia ndjeu lodhjen e gjysmëfinales me Francën. Por pas këtij seti historitë e finales ndryshuan në mënyrë radikale.

Serbia shfaqi versionin e saj më të mirë dhe filloi të dominojë setet e ardhshme. Skuadra serbe fitoi setin e dytë 25-16 për të barazuar shifrat 1-1, ndërkohë që shumë shpejt i mbylli llogaritë edhe në dy setet e tjerë që i fitoi 25-18 dhe 25-19 për të ngritur më pas edhe trofeun e kampionit të Evropës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA