Nenad Rashiç, politikan i serbëve të Kosovës ka vendosur kandidaturën për kryeministër të Kosovës si përfaqësues i partisë serbe Liria në Kosovë.
AI kë përgatitur një spot elektoral në të cilin flet shqip dhe kërkon që ta votojnë për të hequr qafe listën serbe të cilën e quan monstër politike.
Lista serbë është një grupim politik në Kosovë që çdo vendim e merr në koordinim me Beogradin dhe qeverinë serbe.
Ja çfarë thotë Rashiq në spotin e tij:
“Ju ftoj ta votoni numrin 120, sepse me votën tuaj sepse së bashku me ju do ta heqim ndikimin negativ të këtij monstrumi politik të quajtur Lista Serbe”.
Videoja e kandidatit për kryeministër është realizuar para Bibleotekës Kombëtare në Prishtinë.
Rashiç, është ndër ata politikanë serbë me njohje dhe marrëdhënie të mira me politikanë të shumtë shqiptarë të Kosovës. Por së fundmi marrëdhëniet e tij me Beogradit janë prishur aq sa Rashiç kërkon që të votohet kundër grupimit politik që mbështet në fakt Beogradi.
Top Channel