Barcelona ka shanse që të ketë Lionel Messin në radhët e saj në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Interit që do të luhet këtë të mërkurë.
Lajmi publikohet nga e përditshmja spanjolle ‘Sport’ që është shumë pranë klubit katalanas, e cila citon burime pranë stafit mjekësor të Barcelonës që deklarojnë se riaftësimi nga dëmtimi muskular i argjentinasit është më i mirë nga sa u parashikua në fillim.
Këtë e vërteton edhe prania e tij së bashku me atë të Dembelesë në qendrën stërvitore të Barcelonës për të kryer një pjesë të stërvitjes bashkë me pjesën tjetër të skuadrës.
Gjithnjë sipas të përditshmes ‘Sport’ nëse Messi do të vazhdojë të përmirësohet me këto ritme, atëherë ai do të grumbullohet nga Valverde për sfidën me Interin.
Ekzaminimet mjekësore që Messi kreu pas ndeshjes me Villarrealin ku pësoi edhe dëmtimin treguan se zgjatja e muskulit nuk ishte i një shkalle të rëndë dhe kjo ka bërë që te katalanasit të rritet optimizmi për praninë e tij në sfidën e Camp Nout ndaj zikaltërve.
Por ‘Sport’ thekson gjithashtu se te Barcelona duan të tregohen të kujdesshëm me Messin dhe se një vendim përfundimtar do të merret pas stërvitjes të së martës kur të jetë verifikuar më mirë evoluimi i riaftësimit të argjentinasit.
Top Channel