Megjithëse konsiderohet një prej proceseve me te rëndësishme për qytetaret, në këto zgjedhje, tema e liberalizimit është shlyer tërësisht nga premtimet.
Ky faktor që në çdo palë zgjedhje ishte në mesin e top premtimeve elektorale, sot po vlerësohet të jetë antireklamë. Nga shoqëria civile, Arton Demhasaj thotë se liberalizimi tashmë nuk është në dorën e tyre, e ky premtim vetëm sa do t’i irritonte votuesit.
Ndërsa qytetarët që hasin në pengesat për marrjen e vizave thonë se nuk presin që shtetet e Parlamentit Evropian të votojnë pro lëvizjes së lirë për ta. Komisioni Parlamentar Evropian për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Liritë Qytetare votoi edhe njëherë pro rinisjes së negociatave teknike me Këshillin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Por, ky votim ishte vetëm konfirmim nga legjislatura e re e Parlamentit Evropian, për votimin e njëjtë që u bë me 30 gusht të 2018-ës.
Top Channel