Sokol Cikalleshi, pas golit të shënuar në sfidën me Francën duket se është çliruar krejtësisht.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka gjetur vazhdimisht rrugën e rrjetës edhe në klubin e tij, Akhisarpor dhe këtë fundjavë la gjurmë në sfidën me Karamguruk në transfertë, sfidë të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultatin 3-2.

Sokol Cikalleshi i shënoi golat e tij në minutën e 22 dhe të 27 për të çuar rezultatin në 3-0 për Akhisarsporin, që më pas vuajti rikthimin e skuadrës vendase, por që vetëm sa e shkurtoi rezultatin në 3-2 duke mos mundur dot Akhisarsporin të marrë 3 pikët e kësaj sfide.

Këtë fundjavë bëri një paraqitje mjaft të mirë edhe Bekim Balaj, që dha kontributin e tij në fitoren 4-1 të Sturm Grazit ndaj Admiras, në ndeshjen e javës së nëntë të Bundesligës Austriake.

Sulmuesi shkodran shënoi golin e dytë për skuadrën e Sturm Grazit duke i dhënë asaj avantazhin 2-0 në këtë ndeshje dhe duke e çuar në 4 numrin e golave të shënuar në këtë sezon, në kampionatin austriak.

Më pas Sturmi shënoi edhe dy të tjerë ndërkohë që mes tyre qëndroi goli i vetëm i Admirës. Pas 9 javëve kampionat, Sturm Graz pozicionohet në vendin e pestë në klasifikim me 16 pikë të grumbulluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA