Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar një skaf tip gomone, i cili drejtohej prej një shtetasi shqiptar në afërsi të ishullit Agjistri në jug të Aatikës.

Sipas burimeve policore, skafi u sekuestrua pasi dyshohet se është mjeti i dytë i përdorur prej trafikanteve të arrestuar pak ditë më parë në ishillin Mitilini për të çuar lëndë narkotike në Turqi.

Personi i ndaluar është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Pireut dhe po hetohet lidhur me rolin e tij në trafik ose jo.

Gjatë operacionit anti droga greke bënte fjalë për dy skafe që po kryenin trafikimin e lëndëve narkotike por gjatë operacionit mbas një ndjekie disa orëshe me helikopter të Frontex dhe rojes bregdetare greke u bë i mundur vetëm sekuestrimi i njërit prej skafeve.

Fillimisht policia shqiptare mohoi se skafet ishin nisur nga Shqipëria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA