Teuta dhe Bylisi janë skuadrat që dalin në krye të kategorisë Superiore në pritje të asaj që do të bëjë Tirana në derbin e kryeqytetit me Partizanin që do të luhet të dielën.
Në Niko Dovana të Durrësit skuadra e Bledi shkëmbit iu imponua asaj nënkampione të vendit teksa e mposhti me rezultatin 1-0 Kukësin në një ndeshje ku të dyja skuadrat e mbyllën sfidën me 10 futbollistë pasi Maliqi për Kukësin e Teodorovski për Teutën u ndëshkuan me karton të kuq.
Ai që i dha 3 pikët Teutës ishte Sherif Kallaku me një 11 metërsh të akorduar nga arbitri 6 minuta nga fundi i ndeshjes në favor të skuadrës durrsake.
Bylis nuk rresht të befasuari. Skuadra ballshiote shkatërroi Flamurtatin në ‘Adush Muca’ me rezultatin 5-0 duke i lënë vlonjatët e problemeve të shumta në fundin e klasifikimit.
Qardaku hapi festivalin e golave për ballshiotët teksa shënoi golin e parë, gol që u pasua nga ata të Goxhaj, Guindos dhe Ntepe me këtë të fundit që shënoi 2 herë për të fiksuar rezultatin 5-0.
Fitore me Goleadë shënoi edhe Vllaznia ndaj Skënderbeut të Ilir Dajës që e mundi 4-0, një rezultat që e shënoi në praninë e tifozëve të saj të rikthyer.
Kapiteni Gilman Lika 2 herë me 11 metërsh i dha avantazhin e dyfishte Vllaznisë. më pas gjërat u bënë më të lehta për shkodranët që në minutat e fundit të ndeshjes gjetën edhe 2 gola të tjerë me Zogajn dhe Hygor.
Nuk pati fitues në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Lacit që u mbyll në barazimin 1-1 me kurbinasit që morën me shumë mundime 1 pikë në këtë ndeshje.
Gjirokastritët morën avantazhin me Rapon në minutën e 9 dhe u duk se po merrnin 3 pikët, kur në mninutat shtesë u akordua një 11 metërsh për Lacin që u ekzekutua saktë Nuabeze’.
Top Channel