Ditën e diel do të luhet Derbi mes Tiranës dhe partizanit dhe është mese e natyrshme që vëmendja dhe interesi më i madh të përqendrohet të kjo përballje mes 2 klubeve që kanë bërë historinë në futbollin shqiptar.
Por java e 6 e Kategorisë Superiore ka rezervuar edhe 4 sfida të tjera interesante që do të luhen sot në orën 16:00.
Në këtë ditë të sotme, sfida që tërheq më shumë është ajo që do të luhet në Niko Dovana të Durrësit mes Teutës dhe Kukësit, një sfidë kjo që mund të konsiderohet edhe si ajo e trajnerëve Bledi Shkëmbi dhe Shpëtim duro. Kukësi është në vendin e dytë në renditje me 10 pikë po aq sa edhe Tirana, dhe një fitore me skuadrën durrsake për të do të thotë se të paktën për një ditë do të jetë në krye të saj. Ndërsa Teuta ka vetëm 2 pikë më pak se verilindorët dhe në rast suksesi i parakalon ata.
Sfidë shumë interesante është edhe ajo mes Vllaznisë dhe Skënderbeut që do të luhet në Loro Borici të Shkodrës. Skuadra shkodrane do të ketë tifozët e saj duke qenë se klubi ka pranuar të konvertojë dënimin pas reduktimit të tij nga Komisioni i Apelit. Vllaznia do të kërkojë të marrë 3 pikët nga kjo ndeshje, synim që e ka edhe Skënderbeu që vjen pas fitores me Teutën javën e kaluar
Në Gjirokastër, Luftëtari do të presë Laçin, në sfidën e vendeve të parafundit të kampionatit ku fitorja është një detyrim për të dyja palët që kanë respektivisht 4 dhe 5 pikë pas 5 ndeshjeve të zhvilluara.
Edhe sfida mes Bylisit dhe Flamurtarin ka rëndësinë e saj në këtë javë me skuadrën vlonjate që po përballet me probleme të shumta, ndërkohë që Bylis do të kërkojë të vijojë me paraqitjet e tij shumë të mira që i kanë dhënë atij të drejtën për të qenë në vendin e katërt të klasifikimit.
Top Channel