Barcelona ka thyer mallkimin e transfertave, që e ndiqte që prej vitit të kaluar pas humbjes në “Anfield Road” ndaj Liverpoolit, teksa sot ia doli të marrë fitoren 0-2 në ndeshjen ndaj Getafes.
Katalanët e Valverdes, pa Messin në fushë, administruan mirë takimin e sotëm dhe kaluan në avantazh në minutën e 41-të me anë të Lusi Suarez, i cili mori një pasim të gjatë nga portieri Ter Stegen.
Në fillim të pjesës së dytë ishte zëvendësuesi i Jordi Albës, mbrojtësi i majtë Junior, që shënoi edhe golin e dytë për Barcelonën, duke vulosur suksesin, ndonëse në minutat e fundit Lenglet komplikoi gjithçka, duke lënë ekipin me 10 futbollistë.
Megjithatë skuadra e Valverdes administroi mjaft mirë edhe pjesën e mbetur të lojës, ndonëse në disavantazh numerik, duke marrë kështu fitoren e katërt në kampionat dhe duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve.
Top Channel