Tingujt nga muzika e kompozuar prej Edvard Grieg me solisten Lule Elezi, hapen natën e së premtes edicionin e 19-të të Filharmonisë së Kosovës. Gërshetimi i tingujve shumë instrumental u përcollën tek të pranishmit nën dirigjimin e Boian Videnoff, i njohur si gjeneral i Filharmonisë së Manhajmit dhe bashkëpunëtor me solistët më në zë të kohës.
Pjesa e dytë e programit shoqëroi të pranishmit me simfoninë “Bota e Re”, nga Antonin Dvorak.
“Simfonia e nëntë e Dvorakut “Bota e Re” është shumë romantike, me shume pasion, me zemër të madhe dhe mendoj që e dhamë atë që duhej. Mendoj se audienca e pëlqeu atë, salla ishte e mbushur plotë kështu që ishte performancë e mirë”, ka thënë dirigjenti gjerman Videnoff.
Por, përtej këtij koncerti, ky edicion i cili shënon 20 vjetorin e Filharomonisë, do të sjell në muajin shkurt dirigjentin, Maxim Vengerov, pasuar me prezantimin e Filharomisë në Hungari e krejt në fund mbajtja e koncertit në ambientin e hapur të sheshit “Skenderbeu” për premierën e veprës “Carmina Burana” të kompozitorit gjerman Carl Orff.
Alberta Hashani
Top Channel