Partia Demokratike e Kosovës në kuadër të tubimeve elektorale të ditës sotme ka takuar qytetarët e Kaçanikut. Nga këtu kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i PDK-së iu tha kaçanikasve se 6 tetori është një referendum, siç tha ai, mes izolimit dhe korrupsionit që paraqesin partitë tjera dhe një qeverie të prodhimit të dijës dhe luftimit të korrupsionit që e paraqet partia e tij.

Lideri i PDK-së para qytetarëve të Kaçanikut po ashtu shpalosi detaje nga programi i tyre qeverisës, teksa tha se qytetarët e kësaj ane do të kenë përkrahje të vazhdueshme.

Veseli: 6 tetori do të jetë ditë kritike do të jetë referendum

“6 tetori do të jetë ditë kritike, do të jetë referendum ose do të kemi një Qeveri që e përfaqësojmë ne, Qeveri të luftës pa kompromis kundër korrupsionit. Qeveri e dijës e prodhimit, të ndërmarrësisë. Qeveri e njerëzve të ndershëm dhe e orientuar fuqishëm bashkë me BE-në dhe ShBA-të. Ose një koalicion që është jo parimor dhe shikon vetëm interesat e veta. Një koalicion i korrupsionit dhe izolimit të Kosovës. Ai është koalicioni Mustafa-Kurti, ai koalicion nuk i duhet Kosovës. Kosova nuk ka të ardhme ne një koalicion të tillë”, tha Veseli.

Duke kërkuar mobilizim për të votuar PDK-në, Veseli tha se për gjithë fermerët dhe ata që merren me prodhim do të ketë ulje të taksave, derisa premtoi se tatimi aktual do të zbritet.

Veseli: Nuk do të ketë asnjë tatim të ri

“Projekti im është ky, kam me i përkahë me gjithë forcën që më jep zoti dhe qytetarët e vendit tim, institucioneve të Kosovës dhe fuqisë financiare. Kam me i përkahur deri në fund të rinjtë. Në mënyrë të veçantë të rinjtë inovator, drejt sektorit të teknologjisë së informacionit. Do të përkahi fermerët, bujqit, blegtorët, ndërmarrësit e vogël të mesëm dhe të mëdhenj. Nuk do të ketë asnjë tarifë dhe tatim të ri, do të ketë ulje të tatimit”, tha ai.

E kryetari i komunës së Kaçanikut, njëherësh kryetar i degës së PDK-së në këtë qytet, Besim Ilazi, tha se Kaçaniku ka qenë dhe do të mbetet bastion i tyre.

Ilazi: Kaçaniku ka qenë dhe do të mbetet bastion i PDK-së

“Kaçaniku ka qenë dhe do të mbetet bastion dhe përkrahës i denjë i PDK-së”, tha ai./kosovapress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA