Elisa Spiropali, ministre për Parlamentin, thotë se Qeveria i priste nëntë kushtet e vendosura nga Gjermania për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Spiropali theksoi se janë me qindra kushte që Shqipëria do duhet të plotësojë pas çeljes së negociatave.

“Shumica qeveritare në Bundestag i ka dhënë Qeverisë dhe kancelares Merkel “dritën jeshile” për të votuar pro çeljes së negociatave me Shqipërinë në Këshillin Evropian. Është një lajm jashtëzakonisht i mirë duke patur parasysh debatet që bëhen brenda grupit CDU/CSU, dhe influencat e tjera që shpesh vijnë nga Shqipëria drejt këtyre vendeve për të shtuar presionin. Sigurisht ato nuk janë kushte që ne nuk i presim. Nuk janë vetëm nëntë, janë me qindra e me mijëra që ne duhet të plotësojmë pas çeljes së negociatave”, tha ministrja.

E pyetur për pritshmëritë e Qeverisë për vendimin që do të marrë Këshilli Evropian në tetor për negociatat, Spiropali tha: “Ne besojmë dhe shpresojmë se do të jetë një “PO”. Të paktën nga Gjermania është marrë drita jeshile. Ama ne duhet të bëjmë detyrat tona, nuk merremi dot me mbledhjen e Këshillit Evropian”.

  Elisa Spiropali në “Top Talk”: Ja me cilën opozitë preferon të bashkëpunojë PS

  Reforma zgjedhore, Spiropali në “Top Talk”: Opozita nuk di se ç’kërkon

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA